Protesta e opozitës dhe djegia e mandateve janë diskutuar sot në Byro Politike në një panel me të ftuarit Arben Imami, ish deputet i PD, Artan Hoxha, analist, Andi Bejtja analist dhe Gjergj Bojaxhi.
Për ish-deputetin demokrat Arben Imami, protesta e 16 shkurtit tregoi që ka vullnet popullor për të mos pranuar këtë qeverisje që ka sot Shqipëria.
Imami: “Protesta ishte serioze masive, tregon që qeverisja e sotme nuk ka legjitimite. Kjo është qevrirsj amë e keqe që ka parë Shqipëria. Ne pamë që populli opozitar bëri protestë që tregon se kjo qeverisje nuk është më legjitime. I gjithë problemi është për të ardhmen. Nga kjo pikëpamje e shprehjes së vullnetit të sovranit unë besoj që e ka arritur suksesin. Thelbi i protestës tregoi që ka vullnet popullor për të mos pranuar këtë qeverisje të zezë që ka sot Shqipëria. Nuk di një rast të dytë të ketë ndodhur një bastisje totale e vendit sa këto 5 vitet e fundit. Një qeveri në mbështetje të krimit dhe jo të qytetarëve. Nuk është hera e parë. Kishte një masë kritike që thekson këtë mungesë legjitimiteti. Ata që dolën në shesh e vërtetuan këtë gjë”.
Në këtë linjë dhe Artan Hoxha tha se populli të shtunën foli, ndërsa sheh mungesë reflektimi te kryeministri Rama.
Hoxha: “Kush ka marrë për të mirëqënë që u rrëzoka një sistem i lidhur me krimin me tipare të qarta të autoratirizmit pse u mblodhën ca mijëra vetë në shesh brenda ca orësh është naiv. Qëllimi i protestës ishte për të treguar mbështjen popullore kundra kësaj qeverie dhe që ky është një hap i radhës drejt objektivit të vendosur politikisht për një qeveri tranzitoree që mund të zhveshë sistemin zgjedhor drejt një procesi real. Populli të shtunën foli. Ky miting i ftuar nga opozita ishte dyfish më i madh i organziar ndonjëherë se masa e njerëzve vinte përtej kufitit të partive opozitare. Pakënaqësia kundra kësaj qeverie ka tejkaluar shumicën absolute të shqiptarëve dhe një pjesë e kanë shndërruar në mëri dhe mërinë në urrejtje dhe procesi po shkon drejt atyre që e urrejnë dhe kanë mëri të thellë ndaj kësaj qeverie. Kjo mazhorancë do shkojë. Unë shoh te Rama mungesë arsyetimi për të reflektuar”.
I pyetur për antimitingun e Ramës në Vlorë, gazetari Bejtja e konsideroi atë si mitingun më qesharak me lekë e shtetit, ndërsa Imami e cilëosi të turpshëm dhe diktatorial.
Bejtja: Ishte miting qesharak i Ramës se ata që ishin aty kishin shkuar me lekët e shtetit me autobusa.
Imami: Ato pamje ndodhin vetëm në Korenë e Veriut, e turpshme, diktatoriale, moniste në thelb. /abcnews.al