Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës. Lajmin e ka konfirmuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku falënderon trajnerin Martini për kontributin e dhënë te skuadra kampione.
Kujtojmë se ky është largimi i dytë i Martinit nga drejtimi i Teutës brenda pak javësh, me largimin e parë durrsakët emëruan në krye Renato Arapin i cili qëndroi për tre ndeshje në krye të skuadrës duke regjistruar dy barazime dhe një fitore. Por, në mënyrë surprizë, Martini u rikthye në krye të ekipit, megjithatë planet nuk shkuan siç ishin parashikuar dhe tashmë pas katër humbjeve vjen sërish ndarja.
Prapaktheu përsëri te Teuta, që pritet t’i besojnë sërish drejtimin e skuadrës Arapit ku aktualisht bregdetarët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë vetëm tre pikë larg pozicionit që të dërgon një kategori më poshtë.
“Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Edi Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Edi Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!”, thuhet ne njoftimin e Klubit.
/f.a/abcnews.al