Tre vite pas pranisë së tij të fundit me kombëtaren italiane, Balotelli është rikthyer përsëri.
Roberto Mancini ka besuar SuperMarion për këtë edicion të playoff-it. Tekniku italian ka besim të plotë te Balotelli dhe është i sigurt se ai do t’i sjellë kualifikimin për në Botëror.
Këtë lajm e festoi edhe vëllai i sulmuesit i cili ka shkruar në Instagram: “E di se sa shumë të intereson kjo fanellë e kaltër, tregoji tashmë të gjithëve se sa i uritur je”./ h.ll/abcnews.al