Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet

schedule09:32 - 24 Janar, 2022

schedule 09:32 - 24 Janar, 2022

Dy persona janë vënë në pranga për organizim të lojërave të fatit në Përmet. Njoftohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë O. M., 40 vjeç, banues në Përmet, administrator i një subjekti bar-kafe dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet, klient i subjektit.

Këta të fundit u arrestuan pasi pas kontrolleve të kryera në bar-kafen në pronësi të 40-vjeçarit u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të tij janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online.

Dy aparatet celularë u sekuestruan dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!