Prindër për herë të dytë? Sara Hoxha tregon planet që ka me Ledrin

schedule08:05 - 24 Janar, 2022

schedule 08:05 - 24 Janar, 2022

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më të dashur nga publiku shqiptar. Ata janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, ku edhe vajza e tyre Poem Blu ka po ashtu një profil personal në Instagram.

Së fundmi, ka qenë Sara, që ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory. Mes shumë pyetjeve, dikush e ka pyetur bukuroshen nëse do një fëmijë të dytë.

“Këtë mund tua thotë lehtësisht shoqja ime”, thotë Sara teksa mikesha e saj thotë nuk është koha e duhur. “Ndoshta pas 2 ose 3 vitesh!”, shton Sara.

Kujtojmë se pak kohë në parë e pyetur nëse do të kishte dashur një motër, Sara zbuloi se kjo ka qenë ëndrra e saj më e madhe dhe njëkohësisht arsyeja pse Poem nuk do ta lënë pa motër./abcnews.al