Teruta është futur në një krizë të thellë, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka marrë po kaq humbje, ku skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka harruar të fitojë.
Sipas “Supersport” për këtë situatë drejtuesit e durrsakëve kanë marrë masa duke larguar për herë të dytë trajnerin Martini.
Pas largimit herën e parë, durrsakët emëruan në krye Renato Arapin i cili qëndroi për tre ndeshje në krye të skuadrës duke regjistruar dy barazime dhe një fitore. Por, në mënyrë surprizë, Martini u rikthye në krye të ekipit, megjithatë planet nuk shkuan siç ishin parashikuar dhe tashmë pas katër humbjeve vjen sërish ndarja.
Prapaktheu përsëri te Teuta, që pritet t’i besojnë sërish drejtimin e skuadrës Arapit ku aktualisht bregdetarët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë vetëm tre pikë larg pozicionit që të dërgon një kategori më poshtë. /f.a/abcnews.al