Prej disa kohësh, Flaka Krelani ka qëndruar larg muzikës. Këngëtarja nga Kosova ka qëndruar prej dy vitesh mes Kosovës dhe Amerikës. Megjithatë, duket se Flaka është përshtatur me jetesën përtej oqeanit saqë ka vendosur të shpërngulet përfundimisht.
Sipas Prive, këngëtarja nga Gjakova ka vendosur ta bëjë SHBA-në shtëpi të dytë. Burime pranë artistes së mirënjohur kanë bërë me dije se prej kohësh i është përveshur punës për të rregulluar dokumentet për të vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/abcnews.al