Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Greqi pasditen e sotme pas një sherri në një furrë buke. I plagosur ka mbetur edhe një irakian. Ngjarja ka ndodhur në Voula të Athinës.
Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur përpara furrës së bukës ku fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare dhe më pas erdhi një tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë. Një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina. Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri.
Njëri nga shqiptarët u plagos në bark dhe tjetri në gjoks. Shqiptarët e plagosur dhe irakiani janë transportuar në spital. Punonjësit e dyqanit të frikësuar u fshehën në bodrum nga frika e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe emrat e shqiptarëve të plagosur.
Abcnews.al