Omicron “mbërthen” Shqipërinë, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos harroni maskat dhe vaksinat

schedule18:10 - 22 Janar, 2022

schedule 18:10 - 22 Janar, 2022

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët në mes të rritjes së rasteve të reja me COVID në vendin tonë. Ajo bën apel që të mos harrohen maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj Omicron.

Bashkangjitur ambasada ka vendosur edhe në link që të dërgon në faqen e CDC për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga COVID.

Postimi i ambasadës së SHBA

Ndërsa rastet e Covid-19 janë në rritje, ju lutemi mos harroni se maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese janë mbrojtja më e mirë kundër Omicron. Kur mbani një maskë, ju ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19. Mësoni më shumë: https://bit.ly/3aPXQ1v

Në 24 orët e fundit në vendin tonë  janë shënuar 2,230 qytetarë të infektuar nga 6,598 testime dhe 5 humbje jete, ndërsa 1,894 raportohet se janë shëruar nga sëmundja, që deri tani ka marrë miliona jetë në të gjithë botën. (Lexo raportin për 24 orët e fundit)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!