Kukësi do të përballet me Skëndërbeun në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit shqiptarë, sfidë që do të luhet në “Loro Boriçi” ora 16:45.
Në këtë sfidë verilindorët do të kërkojnë edhe pikët e para për vitin 2022.
Në intervistën para ndeshjes për “RTSH-Sport”, trajneri Diego Longo është shprehur se takimi kundër Skënderbeut është shumë i vështirë, ndërsa theksoi gjithashtu se Shkurtajn e njeh që nga kampionati Grek, ndërsa sulmuesi dhe Gligorov janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.
“Skënderbeu? Është një ndeshje e vështirë dhe e dimë që nga fillimi. I kemi studiuar dhe jemi të përgatitur. Kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë para. I dimë por e rëndësishme është të respektojmë principet tona dhe ato që kemi përgatitur në stërvitje.
Të rinjtë? Kam djem fantastikë dhe besoj i keni pamjet kur për Mustën kam folur dhe kam fjalë të mira. Gligorov është i mirë por kishte një problem dhe nesër nuk e di nëse do te jete. Kam Shkurtajn që e njoh nga Greqia por për shkak dokumentacioni shpresoj të jetë ndaj Tiranës”, theksoi trajneri. /f.a/abcnews.al