Luhen Partizani-Kastrioti për vazhdimësinë, Teuta-Laçi detyrim 3 pikët

schedule09:32 - 22 Janar, 2022

schedule 09:32 - 22 Janar, 2022

Vllaznia-Egnatia ishte sfida hapëse e javës së 17-të të Abissnet Superiores, e cila u luajt ditën e djeshme, sfidë që doli në barazim 1-1.

Pas kësaj sfidë, dita e sotme ka rezervuar dy sfida të luftuara në kampionat.
Partizani-Kastrioti luhet në “Elbasan Arena” dhe Teuta-Laçi në “Arena Egnatia” do të  nisin në të njëjtin orar, 13:45.

Demat do të kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve ndaj krutanëve, një fitore sot do t’i afronte më shumë europën, ndërsa edhe Kastrioti do të kërkojë do kërkojë 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Abissnet Superiore.

Teuta po kalon një moment jo të mirë në kampionatin shqiptarë, teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë. Djemtë e detit kundër skuadrës më në formë të momentit do kërkojnë të rrëmbejnë 3 pikët, për t’iu dhënë fund rezultateve negative.

Ndërkohë djemtë e Mirel Josës, po kalojnë një formë të jashtëzakonshme në kampionat, teksa kanë kuotë të njëjtë pikësh më skuadrën e Kukësit, të pozicionuar në vendin e dytë, ndaj kampionëve synojnë “blindimin” e vendit të dytë. Një sfidë që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat. /f.a/abcnews.al