Kim Kardashian ka vendosur të ndryshojë ekipin e saj të sigurisë pas veprimeve të Kanye West. Ish çifti janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre. Reperi 44-vjeçar ka pohuar se Kardashian e ka penguar që të shikonte North-in.
“Asgjë nuk mund të më mbajë nga fëmijët e mi. Nuk do të ketë siguri mes meje dhe fëmijëve të mi.”, tha reperi. Por më pas burime pranë Kardashian hodhën poshte pretendimet e reperit. “Kanye nuk u pengua që të shihte, merrte fëmijët atë ditë. Ai thjesht nuk u lejua në hynte në shtëpi.”, tha një burim.
I njëjti burim tha se Kardashian ka të drejtën e privatësisë dhe përpiqet të vendosë kufij me ish burrin e saj. Burimi shtoi: “Ai nuk mund të hyjë më në shtëpinë e saj pa lejen e saj.” Pak para këtyre ngjarjeve, fakti që West kishte gjetur vendndodhjen e festës së ditëlindjes së Çikagos, edhe pse mbahej sekret, i shtoi shqetësimet e Kim-it.
Më pas, u njoftua se ylli i televizionit rinovoi ekipin e tij dhe i dashuri i saj, Pete Davidson punësoi truproja të rinj. /abcnews.al