11 vite nga “21 Janari”, Rama dhe familjarët homazhe për 4 viktimat

schedule10:13 - 21 Janar, 2022

schedule 10:13 - 21 Janar, 2022

Sot shënohen 11 vite ga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues gjatë protestave para kryeministrisë. Në nder të 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, familjarët e tyre bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministra dhe deputetë zhvilluan homazhe ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ .

Teksa bie shi, si çdo vit, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga familjarët e të afërmit e viktimave, por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, kanë vendosur lule në bulevard në vendet ku u vra secili prej 4 protestuesve. Pas homazheve të kryera, Kryeministri Rama dhe familjarët e viktimave vijuan takimin pa praninë e mediave në vilën 31 që ndodhet në zonën e ish-bllokut

 

Plot 11 vite kanë kaluar, ndërsa ende kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë. Katër viktimat, janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’ por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend. Familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!