Çfarë mendojnë qytetarët për protestën e opozitës

schedule13:52 - 17 Shkurt, 2019

schedule 13:52 - 17 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës ndan në qëndrime qytetarët e Tiranës. Mes indiferentëve dhe atyre që druhen për të folur se mos komentohen politikisht, qytetarët e pyetur nga ABC News  mbështesin të drejtën për të protestuar dhe dënojnë aktet e dhunës në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Qytetari 1: Më normale nga të tjerat, pavarësisht me pak incidente. Pse të dëmtohen institucionet shtetërore? Janë të shenjta.

Pyetje: Po reagimin e policisë si e komentoni?

Qytetari 1: E distancuar nga veprime vandale, pavarësisht se u goditën nga protestuesit.

Qytetarja 2: S’ka pse bëhet dhunë. Edhe ata policët janë bijë nënash.

Qytetarja 3: Shumë normal, shumë mirë. Reagimi i qytetarëve ishte shumë i acaruar, për taksat, për persekutimin, për të gjitha. Ishte komplet shumë normal.

Pyetje: Po policia?

Qytetarja 3: Shumë e qetë, por lëndët, aty nuk më pëlqyen.

Qytetari 4: Tani ka frikë të flasë njeriu se thonë ja po flet politikisht. Unë mund ta bëj këtë pyetje. Për çfarë duhej? Që të rrëzosh një qeveri duhet të kesh një motiv. Nëse Rama do kishte bërë Gërdec, do kishte vrarë njerëz në bulevard do kishte vjedh 320 milione euro në Rrugën e Kombit dhe të gjithë këto pislliqet që ka bërë atëherë do kishte motiv. Protestën e bën, populli, njerëzit, sovrani. Kur do mbarojë protesta? Atë e di sovrani. Pastaj i tha sovranit ikni se do vijmë njëherë tjetër. Kush e komandoi? Populli apo ky që brodhi një muaj rrjesht. Nuk ka motiv. Ai ka marrë një milion vota ky thotë rrëzohu ti se dua të vij unë. Nuk shkon kjo.

Qytetari 5: E drejtë e qytetarëve të protestojnë kurse dhuna është e papranueshme. Për mendimin tim, ajo protestë dje i humbi pikët.

Qytetarja 6: Sikur të kenë dalë njerëzit për nevojat e veta shumë bukur do ishte, por që ta shfrytëzojnë politikanët s’më pëlqen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!