Prokurorja e New York-ut, Letitia James formalizoi akuzat kundër klanit të Donald Trump. Ajo depozitoi në gjykatë dokumentet që akuzojnë Organizatën Trump se ka fshehur vlerën e aseteve imobiliare, shkruan The Washington Post
Në muajin dhjetor James kishte kërkuar marrjen në pyetje të ish presidentit dhe fëmijëve të tij përfshirë dhe Ivanka Trump. Avokatët e familjes e denoncuan prokuroren duke thënë se ajo po vepronte sipas bindjeve personale politike.
Hetimi i saj vijon paralelisht me atë të prokurorit të distriktit të New York, Elvin Breg, që po analizon praktikisht të njëjtat operacione financiare por në këtë rast mund të ketë akuza penale. James pretendon se klani Trump ka mbivlerësuar me anë të mashtrimit, pronat, për të marrë më lehtësisht rifinancimin e kredive bankare, raporton abcnews.al
Lista përfshin, mes të tjerave dhe dy klubet e golfit në New York dhe në Skoci; një ndërtesë në Wall Street dhe banesën personale të Donald dhe Melani në Kullën Trump në Manhatan. Nga dokumentet fiskale dhe bankare rezulton se llogaritarët e Trump e kanë vlerësuar me 435 milion dollarë vlerën e klubeve të golfit duke deklaruar se njëri prej tyre përfshinte 2500 banesa luksoze, në një kohë që janë vetëm 1500 apartmente për pushime.
/abcnews.al