Newcastle thuhet se është duke kërkuar një marrëveshje huazimi për yllin e Manchester United, Jesse Lingard.
Magpies kanë siguruar tashmë Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley në merkaton e janarit.
Eddie Howe është i etur për të forcuar skuadrën e tij në një përpjekje për të shmangur rënien nga Premier League këtë sezon.
Dhe sipas “Manchester Evening News”, Newcastle janë të përgatitur të paguajnë të gjitha pagat e Lingard prej 100,000 £ në javë në mënyrë që ta sjellin atë në klub deri në fund të sezonit.
‘Toon’ aktualisht ndodhet në vendin e 19-të në tabelën Premier League me vetëm një fitore nga 20 ndeshje.
Kontrata e lojtarit anglez skadon në Old Trafford në verë, që do të thotë se kjo ka të ngjarë të jetë mundësia e fundit për Man Utd që të marrë një lloj shpërblimi financiar për lojtarin.
Dhe duke pasur parasysh mungesën e kohës së tij për lojë, Ralf Rangnick dhe bordi i United mund të mendojnë se u përshtatet atyre të shkarkojnë Lingard tani.
29-vjeçari nuk ka nisur asnjë ndeshje të Premier League për Djajtë e Kuq këtë sezon. /h.ll/abcnews.al