33 miliard dollarë për ndërtimin e kryeqytetit të ri të Indonezisë

schedule15:13 - 19 Janar, 2022

schedule 15:13 - 19 Janar, 2022

Pas muajsh shtyrjesh, si pasojë e pandemisë së Covid-19, qeveria e Indonezisë ka rimarrë në dorë projektin për ndërtimin e një kryeqyteti të ri, i cili brenda 20024-ës do të zëvendësojë Jakarta-n e ndotur dhe të mbipopulluar.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i vendit, i cili që në vitin 2019 paralajmëroi zhvendosjen e institucioneve dhe administratës publike në një qytet të ri. Punimet duhet të nisin muajt e ardhshëm, sapo të miratohet buxheti i këtij projekti.

Për momentin i vetmi faktor i sigurtë është emri dhe vendodhja: metropoli do të ndërtohet 2 mijë kilometra larg këtij aktual, në ishullin Java, në provincën lindore të Kalimantan dhe do të quhet Nusantara.

Presidenti shpjegoi se emri është zgjedhur mes rreth 80 propozimesh dhe u cilësua si më i përshtatshmi për të përfaqësuar vendin duke u nisur dhe nga pamja gjeografike.

Por nuk mungojnë as kritikët sipas të cilëve Nusantara është një sinonim me të cilin shpesh quhet Indonezia dhe për këtë arsye mund të krijohet kaos.

Vendimi për ndërtimin e një kryeqyteti të ri vjen për të lehtësuar presionin mbi Jakarta-n me 10 milion banorë dhe që konsiderohet e mbipopulluar, e ndotur dhe e paqëndrueshme për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës.Nga ana tjetër Jakarta do të shndërrohet në qendrën tregtare dhe financiare të vendit.

Projekti mendihet të kushtojë deri në 32.5 miliard dollarë dhe qeveria ka bërë të ditur se do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej l80 mijë hektarësh duke investuar 19% të shifrës së parashikuar.

Pjesa tjetër do të merret nga partnerë publikë dhe privatë.

/abcnews.al