Protesta, MSH: 19 persona të lënduar

schedule15:25 - 16 Shkurt, 2019

schedule 15:25 - 16 Shkurt, 2019

19 persona janë lënduar gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë. Ministria e Shëndetësisë thotë se ata po marrin trajtim mjekësor në tre spitalet universitare të Tiranës.

Protestues, policë e përfaqësues mediash kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për 19 persona, të cilët kanë shfaqur probleme për shkak të gazit  lotesjellës dhe goditjeve me mjete të forta.

Tetë protestues, dy përfaqësues të mediave dhe nëntë efektivë të policie. Disa kanë marrë ndihmë mjekësore nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren, ndërsa disa të tjerë janë dërguar për ndihmë më të specilizuar në spital.

Pesë protestues, dy përfaqësues të mediave dhe pesë policë, Ministria e Shëndetësisë u trajtuan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërsa në spitalin e Traumës u dërguan 2 efektivë të policisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ato kanë marrë dëmtime në kokë dhe kurriz nga mjete të forta.

Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor të 19 personat e lënduar në protestë Ministria e Shëndetësisë thotë se kanë lënë spitalin pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al