Eliza Tozaj 16-vjeçarja nga Vlora e cila u largua nga banesa e saj dy herë brenda javës është gjetur ditën e sotme. Fillimisht ajo kishte ikur nga shtëpia ku jeton me familjen e saj më 12 Janar, por e gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit.
Ishin banorët ata që bënë denoncimin në polici duke thënë se kishin parë një vajzë që lëvizte vetëm. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se kishin të bënin me 16-vjeçaren që ishte denoncuar e zhdukur.
Të premten rasti është përsëritur sërish. Pasi ka mbaruar mësimin vajza nuk është kthyer në shtëpi. Nëna e saj tha se vajza është larguar me një djalë me të cilin është në një lidhje por ata nuk kanë qenë dakord për shkak të moshës. /abcnews.al