Një banor i lagjes 5 Maji ka hedhur akuza ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Teksa ka thënë se asnjë nuk i ka kthyer përgjigje, me ironi ai u shpreh se për të mos i prishur shtëpinë do të fusë mik Kastro Zizon për shkak të raporteve të mira mes tyre.
“I kemi bërë kërkesë drejtorit të policisë Gledis Nano. Ne jemi në ankesë me bashkinë për këtë pjesë. Këta kanë ardhur sot. Ambasada s’na kthen përgjigje presidenti jo, ministri jo, prokuroria jo, SPAK jo. Ne na ka ngel vetëm një vend për për të shkuar, që të ankohemi kundër Erion Velisë te Kastro Zizo. Duhet të hyjmë mik te Kastro Zizo që të na japë Erion Veliaj të drejtën tonë sepse nuk përgjigjen. Do shkojnë në gjyq për shkatërrim prone”, tha banori. /abcnews.al