“I habiti të gjithë me forcën që kishte”, bashkëshorti i Hueydës tregon arsyen pse nuk zbuloi asgjë për sëmundjen

schedule11:56 - 19 Janar, 2022

schedule 11:56 - 19 Janar, 2022

Partneri i Hueyda El Saied, Thierry ka rrëfyer së fundmi arsyen pse balerina vendosi të mos zbulonte asgjë për sëmundjen që i mori jetën. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, ai ka zbuluar se arsyeja ka qenë gjendja emocionale e saj, e cila nuk donte që të tjerët të ndjenin keqardhje për të.

“Arsyeja ishte gjendja e saj emocionale. Nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Ishte shumë e rëndësishme të qëndronte e përqendruar në ndryshimet që po pësonte dhe në procesin e rikuperimit. Duhet të ishte e përqendruar në luftën e kësaj sëmundjeje. Kjo ishte arsyeja pse e mbajti sekret vetëm me rrethin e ngushtë”, tha ai.

Pak javë më parë gjatë një interviste për Abc-ja e mëngjesit, Thierry zbuloi dhe arsyen se pse vendosi që Hueyda të prehej pranë tij, në Luksemburg. “Ishte vendimi im dhe i familjes, që ta mbajmë Huejdën pranë Gabrielit dhe meje. Për shqiptarët është pak e vështirë të kuptohet. Po unë shkoj te varri i saj çdo ditë dhe flas me të. Kjo është arsyeja pse vendosëm që Huejda të prehej këtu”, tha ai. /abcnews.al