Spiropali: Asgjë e keqe nëse ndajmë pushtetin me opozitën

schedule20:43 - 15 Shkurt, 2019

schedule 20:43 - 15 Shkurt, 2019

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Provokacija”, në ABC News duke folur për protestën e nesërme është shprehu se opozita bën gjithmonë të njëjtë gjë, por pa rezultat. Madje ajo nga fundi i bisedës është shprehur se edhe nëse do e ndanin pushtetin me opozitën, sipas saj nuk ka ndonjë gjë të keqe.

“Në fakt për ta bërë pak më përfshirëse për të mos u dukur që ne kemi barrikada apo ndonjë problem të madh me opozitën që në fakt nuk e kemi, ne do donim shumë që të kishim një opozitë konstruktive. Madje do donim shumë që edhe në zgjedhje… edhe të ndanim pushtetin me  nuk ka asnjë gjë të keqe në kuptim elektoral. Disa bashki mund t’i qeverisin ata disa bashki mund t’i qeverisim ne. Por kështu si po shkon ne e shikojmë shumë të vështirë që opozita ta marrë veten”.

Teksa fliste për protestë ajo tha se opozita nuk do fitojë asgjë nga ai tubim.

“Sigurisht që dy partitë kanë të drejtë të bëjnë protesta. Gjithmonë do këtë arsye për të protestuar. Kanë 4 vjet që bëjnë protesta dhe çdo herë janë gjithmonë e më pak. Është në kufijtë e naivitetit që të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. Njerëzit nuk janë këtu për të dëgjuar klithma të dëshpëruara. Duan të tregojnë ide se për çfarë do qëndrojnë ata aty, çfarë vizioni kanë këta njerëz. Epo pushtet për pushtet patjetër që kanë qeverinë që kanë zgjedhur me votë. Problemi që u ka dalë përpara është Edi Rama dhe nuk dinë si ta shkulin”.

Më tej Spiropali ka folur për përplasje që pati Edi Paloka dhe Kryeministri Rama, seancën e fundit në Kuvend.

“Nuk e di nëse Kuvendi është i shthurur, por është patjetër i marrë peng. Nuk ka simetri mendoj unë dhe çdo qasje për t’i bërë të gjithë njësoj vetëm shmang mbajtjen e përgjegjësisë. Është një përpjekje e përgjithshme opozitare për të hequr dorë nga format e dialogut, për t’ua kthyer këtyre sjelljeve që minimalisht janë të turpshme dhe maksimalisht janë anti-kombëtare. Imagjinoni kur goditet një Kryeministër, imagjino si mund të ndihet një mjek që mund të përballet me lloj-lloj horri”.

Gjithashtu Spiropali, tha se një grua në politike nuk duhet të viktimizohet.

“Të jesh grua në politikë patjetër që je më vunerabël Ne nuk viktimizohemi sepse e kemi marrë atë përgjegjësi. Mbi raportin me gruan dhe mbi termat seksiste ka një raport në të gjithë politikën në përgjithësi. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe kemi bërë disa përpjekje shumë të mira me Kodin e Sjelljes në Kuvend me rregulloren e re që dënon edhe gjuhën diskriminuese kundër grave”.

Ministrja ka folur edhe për rastin e vajzës së përdhunuar në Kavajë ku nuk preferoi të jete detaje nga takimi që kishte pasur me të.

“Po vajzën e kam takuar, por nuk dua të flas për këtë gjë. Ajo ishte e pa rrëzuar dhe shumë inteligjente dhe kam bindjen që ajo vajzë do bëhet dikush. Unë e kam ndjekur nga fillimi në fund dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Patjetër ishte me vullnetin e tyre dhe ata donin të dilnin në të gjitha kamerat për të folur për politikën. U trajtua aq paturpësish nëpër studion televizive dhe këtu biem të gjithë dakord. U përmendën edhe detaje të rastit që asnjëherë nuk duhej të ishin publikuar. Gjyshi më erdhi në zyrën time dhe më kërkoi që të ndalej kjo mizori dhe të bënte një apel. Unë në fakt fola në emër të tij në reagimin e dytë. Ata kërkonin të jepnin një mesazh publik”./abcnews.al