Xhilson Kallmacaku 27-vjeç, është arrestuar nga policia pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë. Blutë kanë shpërndarë edhe pamjet kur ai ngjitet në godinë përmes skelave.
Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë dhe tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale të vjedhjes. Sipas burimeve të ABC, ai ka tentuar të marrë disa kompjuterë. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al