Paulo Dybala po luan sezonin e fundit me Juventusin në Seria A. Shumë skuadra tanimë janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas për sezonin e ardhshëm.
Në mediat italiane raportohet se në skenë ka dalë edhe Interi, me zikaltërtit që kërkojnë shërbimet e Dybalas.
“Correa dello Sport” raporton se Beppe Moratta po mendon për argjentinasin, dhe interistët janë të bindur se çdo sugjerim që i është bërë drejtorit sportiv të zikaltërve është arritur me sukses marrëveshja mes palëve të përfshira.
E njëjta situatë mendohet se do jetë edhe për sulmuesin e Juventusit, i cili kërkon 9.5 milionë euro neto në sezon.
Për të arritur të shërbimet e Dybalas, te Interi po mendojnë largimin e Vidalit, Vecinos dhe Sanchez, të cilëtr janë ndër më të paguarit në ekip dhe me paratë e kursyera nga largimi i tyre të merret Dybala.
Konkurrenca nuk mungon, me Atletico Madridin, Tottenhamin, bashkë me Manchester United dhe Manchester City, të gatshëm për betejë, teksa duhet të presim nëse 10-ta e Juventusit do të preferojë të luajë pëërsëri në Seria A apo do të kërkojë një eksperincë të re në ndonjë kampionat tjetër elitar. /f.a/abcnews.al