Macja shpëton mrekullisht pas gjysmë ore larjeje në lavatriçe

schedule09:58 - 18 Janar, 2022

schedule 09:58 - 18 Janar, 2022

Jo më kot thuhet se macet kanë nëntë jetë. Macja e quajtur Brosha është një dëshmi e këtij pretendimi. Kafsha shtëpiake kaloi plot 30 minuta në lavatriçe para se pronarët ta nxirrnin jashtë. Ajo fle zakonisht në kazanin e makinerisë dhe pronarja nuk e vuri re që ndodhej brenda.

Ndezi lavatriçen dhe u rrotullua për 30 minuta. Më pas, e dërguan te mjeku veteriner, i cili konstatoi se nuk kishte pasoja. Veterineri tha se ishte në shok, nuk mund të hapte sytë dhe se nga goja i vinte erë detergjenti. Pas terapisë dhe analizave, kafsha ndihet mirë.

/abcnews.al