Lea Krajkova, mbesa e humoristit, Ibrahim Krajkova, ka bërë një tatuazh të veçantë. Ajo ka përjetuar gjyshin e saj, i njohur për të gjithë si Leci, duke gdhendur në krahun e saj një foto ku shihet duke u përqafuar me të. Për “Abc-ja e mëngjesit”, Lea tregoi dhe lidhjen e ngushtë që kishte me gjyshin e saj të ndjerë.
“Në këtë foto shihet dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin. Vendosa që ta bëj tatuazh në krah për të gjithë jetën.Vendosa ta bëj tani pasi kam qenë me e vogël. Gjyshi ka qenë një njeri shumë i përkushtuar për nipat e mbesat e tij. Kam qenë fëmija i parë në familje dhe më thoshte je gëzimi i parë.

I kam dhënë emocionin për të qenë gjysh dhe kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Ka qenë pranë meje në të mirë dhe në të keq. Ka qenë ai që më ka dërguar në kopsht pastaj kur u rrita dhe në shkollën fillore deri në vitet e fundit.”, tha Lea.
Krajkova ishte pjesë e estradës së Kosovës dhe ditët e fundit të jetës së tij, i kaloi me miq afër vetes. Ai ndërroi jetë në vitin 2015.
/abcnews.al



