Një ditë më parë, nëna e Rita Orës, Vera festoi ditëlindjen. Krahas urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga e bija. Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur disa fotografi me Verën për t’i thënë se sa shumë e do. Ky përvjetor i së ëmës e ka gjetur larg saj Ritën pasi ndodhet në Australi.
“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mrekullueshme! Vera Ora je e bukur, mbështetëse dhe e sjellshme dhe megjithëse sot është ditëlindja jote, unë festoj për ty gjithmonë”, shkruan Rita. Krahas angazhimeve profesionale, Rita po shijon lidhjen me Taika Waititi dhe thuhet se janë fejuar pasi u larguan drejt Australisë.