Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kemi shkarkuar Bashën”, kjo është shkresa që Komisioni i Rithemelimit i ka çuar Lindita Nikollës

schedule17:18 - 17 Janar, 2022

schedule 17:18 - 17 Janar, 2022

Në një letër njoftim dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Komisioni për Rithemelimin, pretendon se ka vënë në dijeni Kuvendin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetari të Partisë Demokratike.

Po ashtu në këtë letërnjoftim Komisioni i Rithemelimit pretendon në Kuvend se ka pezulluar nga funksionet e çdo organi tjetër të PD dhe ka vendosur të pavlefshëm aktet e tjera të ndërmarra nga Basha.



Mes deputetëve që kanë firmosur këtë letër për kryetaren e Kuvendit, janë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj,.

Duke komentuar edhe një herë njoftimin e  vendimit të PD për përjashtimin e disa deputetëve, Oerd Bylykbashi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të respektojë Kushtetutën./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!