Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij.
Policia bën me dije se shtetasi M. F., 20 vjeç, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Ndërkohë deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit mes nënës dhe djalit të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

