Greqia regjistroi 10,783 të infektuar dhe 95 humbje jete nga Covid-19 në 24 orë

schedule16:36 - 16 Janar, 2022

schedule 16:36 - 16 Janar, 2022

Në ditët e fundit duket se Greqi është duke regjistruar një rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus. Megjithatë nga ana tjetër, numri i rasteve fatale vijon që të jetë i lartë pasi për sot humbjet e jetës ishin 95.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se numri i të infektuarve për sot ishte 10,783, prej të cilëve 55 u regjistruan në kontrollet në pikat hyrëse të vendit. Kurse numri total i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë është mbi 1.6 milionë, prej të cilëve 49.8 për qind janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 506 kanë lidhje me udhëtimet jashtë dhe 2,146 të tjera janë raste kontakti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!