Philippe Coutinho ndihet mirë pas rikthimit në Premier League te skuadra e Aston Villas, aty ku debutoi me gol në ndeshjen ndaj Manchester United.
Aston Villa luajti baras 2-2 në shtëpi ndaj Manchester United në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 22-të të Premier League.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77’) dhe Philippe Coutinho (82’) për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6’, 67’).
Kjo ndeshje ishte edhe debutuese për Coutinhon, i cili vetëm para disa ditësh kompletoi huazimin e tij nga Barcelona.
Pas golit të shënuar në debutim, braziliani ka folur për mediat angleze, ku e ka theksuar se i ka munguar Premier League.
“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Liga Premier”, ka thënë fillimisht Coutinho pas ndeshjes ndaj Unitedit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”.
“Po.. isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa për të folur”, përfundoi ylli brazilian.