Një 37-vjeçar në Fier ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij. Policia bën me dije se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit. Megjithatë blutë po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.