Gjermania është në alarm për shkak të lirimit të 6 sirianëve të arrestuar të martën pas dyshimeve se ata kishin planifikuar një sulm terrorist gjatë festive të fundvitit. Lirimi i tyre është bërë për mungesë provash.
Gjashtë azilkërkuesit sirianë, të arrestuar të martën pasi dyshoheshin se kishin planifikuar një sulm terrorist në Gjermani përpara festive të fundvitit, janë liruar për mungesë provash. Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit të Frankfurtit. Hetuesit nuk kanë gjetur element të mjaftueshëm për të konfirmuar se të ndaluarit po përgatisnin një sulm apo që ata ishin pjestarë të një celule terroriste të ISIS.
Natyrisht ky vendim ka alarmuar qytetarët në të gjithë Gjermaninë dhe veçanërisht ata të qytetit Hesen.
Të martën, vetë prokurori Kristian Hartuig, tha për mediat vendase se 6 të arrestuar kishin ndërtuar një celulë të ISIS. “Berliner Morgen Post” madje dha detaje ndërsa shkruante se “atentati ishte planifikuar me armë dhe eksplozivë, por organizimi i planit nuk është përmbyllur fatmirësisht”. U ngritën dhe dyshime se të ndaluarit kishin mbërritur në Gjermani me idenditet të rremë.
Gjatë operacionit të së martës u kontrolluan 7 apartamente. Autoritetet gjermane kishin filluar dyshimet për 6 personat pas indikacioneve të refugjatëve të tjerë. Kjo situatë ka ngjallur mjaft frikë tek qytetarët gjermanë, pasi vjen më pak se një vit pas masakrës së 19 dhjetorit të kaluar, ku në një treg Krishtlindjesh në Berlin humbën jetën 12 persona dhe shumë të tjerë u plagosën./abcnews.al