Refuzimi i vizës për në SHBA, Berisha: Shpikje e një shpifaraku që nuk ka moral

schedule20:59 - 13 Shkurt, 2019

schedule 20:59 - 13 Shkurt, 2019

Para pak javësh në Kuvend pati një debat me tone të ashpra mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha. Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se Sali Berishës i është refuzuar viza për në SHBA.

Por i ftuar në emisionin “Byro Politike”, ish-kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sërsih se nuk ka aplikuar, madje as nuk ka ndërmend të aplikojë. Ai tregoi gjithashtu se Donald Lu i kishte sugjeruar që të bnte dhe një vizitë në SHBA, por Berisha e refuzoi pasi nuk është më person zyrtar.

“Nuk kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Që nga data e fundit kur kam qenë për një vizitë për pavarësinë nuk kam aplikuar asnjëherë dhe po ta them që nuk kam ndërmend të aplikoj. Këtë gjë ia kam përcjellë, para tre vjetësh Donald Lu. Ai në mënyrë të sinqertë më sugjeroi që duhet të bëja një vizitë.

Jo ambasador i thashë, jo aty po askund. Pse? Sepse nuk jam më person zyrtar. Miqtë e mi mund ti takoj në udhëtime turistike. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë kurrë mesazh. Kush më njeh mua e di që nuk kam pasion udhëtimet. Ishte invension i një shpifaraku që nuk ka moral. Të shkoj në një zyrë dhe në emër kujt të flas unë?”, theksoi Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!