Gripi rrit numrin e testimeve, fluks në qendra shëndetësore, “Omicron” përbën shumicën e të infektuarve me “Covid”

schedule15:58 - 13 Janar, 2022

schedule 15:58 - 13 Janar, 2022

Nga Ajgena Korbi

Mjekët në qendrat shëndetësore po përballen me një fluks pacientësh të sëmurë me temperaturë të lartë, kollë, apo dhimbje fyti. Çdo ditë kryhen mbi 35 vizita për një mjek, ndërsa për të bërë diferencimin mes virozave dhe COVID është rritur numri i testimeve.

Në të gjithë qendrat shëndetësore ka një numër të lartë qytetarësh që kërkojnë të kryejnë testin e COVID. Mbi 250 të tillë kryhen çdo ditë në Qendrën Shëndetësore 10. Sipas mjekes së familjes Xhentiliana Nazaj ata që dalin pozitiv janë të prekur kryesisht nga varianti Omicron.

“Gjej momentin kur flet për pacientët që ndjek në kushte shtëpie që thotë është më i lehtë se variantet e tjera”.

Ekspertët e shëndetit thonë se ketë vit gripi që po qarkullon është më agresiv se COVID ndërsa po gjen përhapje në mase. Apeli është vaksinimi kundër gripit dhe COVID./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!