Vasil Shkurtaj është kthyer në qendër të vëmendjen në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Kukësit dhe Luftëtarit është kthyer në pritoritetin e Kukësit dhe Partizanit.
Shkurtaj i cili prej një viti e gjysmë aktivizohet në Kinë, ku luan me skuadrën e Jiangxi Beidamen, duket shumë afër një rikthimi në kampionatin shqiptarë.
Një garë për sulmuesin shtatlartë nga skuadra e Kukësit dhe Partizanit, për të siguruar bomberin që iu duhet për të siguruar gola, por vetë sulmuesi ka një kërkesë interesante që po step skuadrat.
Sipas “Oversport”, mësohet se Shkurtaj kërkon një klauzolë që e lejon atë të largohet para përfundimit të kontratës.
Siç duket sulmuesi shtatlartë e shikon Abissnet Superioren si një trampolinë për të lëvizur sërish jashtë dhe për këtë ai kërkon të ketë në kontratën e tij një klauzolë të tillë.
Partizani është i gatshëm t’ia plotësojë këtë kusht, përveç pjesës së pagës që e bën atë ndër më të paguarit në Abissnet Superiore ndërsa nga ana tjetër Kukësi për momentin nuk është dakord për klauzolën që e lë të lirë. /f.a/abcnews.al