Dosja “Habilaj”, Prokuroria lëshon urdhër-arreste drejtuesve të policisë Vlorë

schedule19:34 - 22 Nëntor, 2017

schedule 19:34 - 22 Nëntor, 2017

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhë-rarreste për 3 ish-drejtues në Policinë e Vlorës, që dyshohet se janë përfshirë me trafikun e drogës nga grupi i vëllezërve Habilaj. Mësohet se deri në orët e mbrëmjes këto urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar.

Pak javë pasi u bë shkak për nisjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosja “Habilaj” shkakton një tjetër “tërmet” në Policinë e Shtetit. Të mërkurën Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar tre urdhër arreste për ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.
Ata dyshohet të jenë përfshirë direkt, apo të kenë garantuar paprekshmërinë e elementëve të përfshirë në trafikimin e lëndeve narkotike jashtë vendit. Fletë arrestet i janë përcjellë komisariateve përkatëse, por deri në orët e mbrëmjes ekzekutimi i tyre nuk është bërë i mundur. Sipas burimeve të “ABC Neës” një prej urdhër-arresteve mban emrin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në periudhën 2014- prill 2017.
Më herët ai ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të sektorit të krimeve në Policinë e Durrësit.
Zyrtari tjetër që pritet të prangoset është Sokol Bode, ish-shefi i Policisë Kufitare të Dhërmiut. Pas kësaj detyre ai ka mbajtur post në Policinë e Shkodrës. Emri i Bodes u lakua disa muaj më parë për shkak të publikimit nga Opozita të një fotoje ku ai shfaqej në shoqërinë e Moisi Habilajt, aktualisht i arrestuar në Itali si kreu i grupit të “Habilajve”. Burimet sqaruan se i treti për të cilin është prerë fletë-arresti është Gjergj Kohila, ish-shef i krimit të organizuar në Vlorës, si dhe drejtues i postës kufitare në Himarë.
Tre ish-zyrtaret janë larguar nga pozicionet drejtuese në Policinë e Vlorës pas ardhjes së Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme./abcnews.al

 

https://youtu.be/Symw2ryZ2DE

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!