Juventus pritet të hap negociata me Manchester United për sulmuesin Anthony Martial
Martial ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nën urdhrat e Rangnick ngase është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi muajin e kaluar.
Sipas “90min”, Sevilla ishte e interesuar dhe Martial dëshironte këtë transferim, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i problemeve për pagë.
Ndërkohë, Juventus tani është favoriti për të huazuar Martial deri në fundin e sezonit me opsion blerje, teksa bisedimet do nisin shumë shpejtë.
Me humbjen e sulmuesit Federico Chiesa që pësoi lëndim në ligamente të gjurit, “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një sulmues të ri dhe Martial shihet si opsioni ideal. /abcnews.al/