Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenali avancon në transferimin  e Arthur, gati oferta për mesfushorin

schedule17:55 - 12 Janar, 2022

schedule 17:55 - 12 Janar, 2022

Arsenali ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit të Juventusit, Arthur Melo, teksa e shikojnë mesfushorin si lojtarin e duhur për mesfushën e tyre.

Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin juventin dhe e ka kaluar atë në krye të listës së lojtarëve të dëshiruar dhe që mund të trasnferojë gjatë kësaj merkatoje.

Sipas “ RMC Sport”, Arsenali  duket se ka avancuar në arritjen e marrëveshjes me Juventusin për të marrë Arthurin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit dhe për këtë po përgatit një ofertë që mund të tundojë “zonjën e vjetër” për të lënë të lirë lojtarin.

Vlera e transferimit të lojtarit është afërsisht 76 milionë euro plus 6 milionë euro të tjera bonuse.

Arthur u transferua nga Barcelona në shtator të vitit 2020 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Miralem Pjanic, një shkëmbim që shikon asnjërin klub të kënaqur.

/f.a/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!