Zvicra redukton në 5 ditë kohëzgjatjen e karantinës

schedule14:59 - 12 Janar, 2022

schedule 14:59 - 12 Janar, 2022

Zvicra do të përgjysmojë kohëzgjatjen e karantinës në pesë ditë për të ndihmuar në frenimin e një vale të Covid që mund të pengojë ringjalljen e ekonominë, raporton Reuters. Zyrtarët janë të shqetësuar se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet, me dy të tretat e popullsisë zvicerane që kanë marrë dy doza dhe vetëm 30% që kanë marrë një dozë përforcuese.

Qeveria propozoi gjithashtu zgjatjenderi në fund të marsit të kufizimeve anti-Covid. Vendi po përpiqet të shmangë jo vetëm një bllokim tjetër, por edhe vaksinimin e detyrueshëm. Reduktimi i kohëzgjatjes së Covid do të hyjë në fuqi nga e enjtja.

Zvicra ka regjistruar 1,597,265 raste dhe 12,513 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al