Anti semitizmi në Francë është rritur deri në 74%

schedule19:43 - 13 Shkurt, 2019

schedule 19:43 - 13 Shkurt, 2019

Franca shënon një rritje alarmante të fenomenit të anti semitizmit në vend, duke bërë që ministri i brendshëm ta konsiderojë si një helm që po përhapet. Vetëm në vitin 2018 janë shënuar 541 incidente.

Një vend simbol në periferinë pariziene ku në janar të 2006-s u vra Ilan Halimi, i riu hebre i rrëmbyer dhe i torturuar për tre javë. Sent Zheneviev De Bua vendi ku ministri i Brendshëm francez Kastane zgjodhi të kujtojë se anti semitizmi në Francë është një fenomen që po rritet në mënyrë të frikshme. Vetëm në 2018-n ka shkuar në 74%. Më saktësisht nga 311 incidente të regjistruara në 2017-ën, janë 541 vitin që lamë pas, me ministrin që e komenton si një helm që përhapet.

Të hënën, në vendin ku u vra i riu dhe ku janë mbjellë dy pemë në kujtim të tij, u zbulua një akt vandal, pasi të dy pemët ishin sharruar dhe dëmtuar. Në një dyqan ushqimesh në zonë u vendos një tabelë Juden, ndërsa dy vepra të tjera të art të rrugës gjithashtu në nder të viktimave të anti semitizmit, u vandalizuan.

Ngjarje këto që kanë shkaktuar polemika në vend, pasi dhe në disa mure janë shkruar ofendime anti semite dhe në drejtim të presidentit francez Makron. Për anti semitizmin kanë folur dhe jelekët e verdhë, ku 44 për qind e tyre mendojnë se ekziston një komplot Zionist në shkallë botërore.

Në kryeqytetin francez ndërkohë vijon organizimi i manifestimeve në mbështetje të viktimave të anti semitizmit, ku ka pasur gjithashtu polemika për shkak të pjesëmarrjes së disa përfaqësuesve të Frontit Kombëtar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!