“Reduktojmë borxhin publik”, Ibrahimaj: 6% më shumë të ardhura në 2022

schedule12:17 - 12 Janar, 2022

schedule 12:17 - 12 Janar, 2022

Teksa tha se ekonomia shqiptare përgjatë vitit 2021 ka shënuar një rritje prej 8.6%, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi se për vitin 2022 synohet që të reduktohet borxhi publik.

Në një konferencë për media, ministrja Ibrahimaj ka folur lidhur me ecurinë ekonomike për 2022, ndërsa ka paralajmëruar se më datë 2 korrik do të hyjnë në fuqi politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria.

“Gjatë 2022 do ndjekim paketë fiskale për të reduktuar nivelin e borxhit publik. Në 2021 borxhi do mbyllet 80.1%. Parashikojmë të shkojë 78.8% i GDP. Pra duam të krijojmë hapësira të mundshme për politikat fiskale. Synojmë reduktimin e borxhit dhe të buxhetit. Janë marrë disa politika fiskale që do hyjnë në fuqi pas 1 korrikut.” tha Ibrahimaj.

Mes të tjerash Ibrahimaj është ndalur tek fiskalizimi për bizneset ku është shprehur se afati është shtyre në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të kryejnë këtë proces pa pasur penalitete. Data e fundit e fiskalizimit sipas Ibrahimajt është 1 korriku, ndërsa sipas saj ka pritshmëri që deri në këtë datë procesi në fjalë të realizohet 100%.

“Paga me proporcionalitet, kush fiton më shumë do paguaj më shumë. Tashmë kufiri i taksimit për të ardhurat nga data 1 korrik do jetë 40 mijë lekë. Pra shtresa e mesme dhe ato me të ardhura të ulëta të kenë ulje të tatimit mbi pagat. Synojmë shtyrje të afatit të gjobave për fiskalizimin. Tatimet dhe Financat kanë ndjekur procesin hap pas hapi për të pasur sa më pak penalitete. Ka pasur shtyrje të vendosjes së penaliteteve deri më 1 korrik. Që do përfundojë reforma e fiskalizimit. Kjo është data që është afati për fatura elektronike.” tha Ibrahimaj.

Një tjetër proces sipas Ibrahimajt është rimbursimi i i TVSH, teksa ka theksuar se ministra e Ekonomisë ka zëruar stokun e rimbursimit.

“80% e bizneseve do marrin rimbursim pa pasur nevojë për kontroll. Se ka qenë shkaktar vonesash. Vetëm bizneset me risk të lartë do ketë kontrolle. 70% e biznesit të vogël ka filluar fiskalizimin. Pra deri në fund të muajit qershor këto do jenë 100%. Do fillojmë një proces konsultimi për strategjinë afatmesme të të ardhurave. Rreth 30% e masave të rekomanduara nga FMN kanë qenë pjesë” tha Ibrahimaj.

Ndërkohë në krahasim me 2021, për Ibrahimaj synohet që në vitin 2022 te këtë një rritje të të ardhurave me 6%.

“Parashikojmë të kemi një rritje të të ardhurave 6% në krahasim me 2021. Rritja do vijë nga politikat fiskale dhe administrimi fiskal. Ministria e Financave për punësimin do të jenë reforma për rritjen e investimeve të huaja dhe vendase. Synojmë që të hartojmë strategji eksportesh. Po ashtu do bazohemi në një plan masash për të zgjedhur përfundimisht informalitetin. Do kemi një strategji për mbrojtjen e tregut.” tha Ibrahimaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!