Kreu i shtetit Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtarë në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Presidenti ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook disa foto ndërsa thotë se takimi me kreu e BDI është gjithnjë i hapur dhe i përzemërt.
Në fokus të bisedës, siç informon vetë ai, ka qenë edhe përshpjetimi i proceseve integruese për dy vendet në mënyrë që të hapen sa më shpejt negociatat për anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Përgjatë vizitës së tij në shtetin fqinj, kreu i shtetit është takuar edhe me homologun Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. sb/abcnews.al/
ILIR META NË FACEBOOK