Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar në një status në rrjetet sociale një premtim sa i takon të ardhmes në Partinë Demokratike. Basha shprehet se së bashku do të sjellim një të ardhme më të mirë për PD dhe për Shqipërinë.
“Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim sëbashku!”, shkruan Basha.
Partia Demokratike ka njoftuar për ditën e nesërme mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas asaj të kryesisë së kësaj partie e cila në përgjigje të protestës së dhunshme në selinë blu ku u shkatërruan një pjesë e mjediseve të saj, mori masa ndëshkuese ndaj 28 anëtarëve të Komisionit të Rithemelit të PD.
Bashkë me Berishën, u përjashtuan nga PD dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. m.v/Abcnews.al