COVID, ky shtet vendos gjoba për personat që refuzojnë të vaksinohen

schedule22:37 - 11 Janar, 2022

schedule 22:37 - 11 Janar, 2022

Provinca kanadeze e Quebec do të detyrojë qytetarët e pavaksinuar që të paguajnë një taksë shëndetësore. BBC shkruan se Quebec, vend i cili ka parë numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me COVID në Kanada, aktualisht është përfshirë nga një valë e re e koronavirusit dhe do të jetë për ata që refuzojnë vaksinën për arsye jo shëndetësore.

Kryeministri Francois Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një gjobë. Tarifa që do të paguhet nuk është vendosur ende.

Lajmi për taksën, i pari i këtij lloji, vjen një ditë pasi drejtori i shëndetit publik të provincës dha dorëheqjen. Horacio Arruda shërbeu në këtë detyrë për 12 vjet dhe u riemërua për një mandat tjetër tre-vjeçar në qershor 2020, por është përballur me kritika javët e fundit për shkak të rritjes së infektimeve.

Vetëm rreth 15% e banorëve të Quebec nuk janë të vaksinuar, por ata përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha rasteve spitalore. Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 84% e banorëve të Quebec kishin marrë të paktën një dozë vaksine deri më 1 janar. /abcnews.al