Studimi: Këto janë aktivitetet që kryeni çdo ditë ku keni më shumë gjasë të prekeni nga virusi

schedule22:30 - 11 Janar, 2022

schedule 22:30 - 11 Janar, 2022

Një listë e aktiviteteve që konsiderohen si vende më të rrezikshme për shpërthimin e COVID është përpiluar nga shkencëtarët britanikë që këshillojnë qeverinë e Boris Johnson në lidhje me pandeminë.

Studimi i udhëhequr nga qeveria e Londrës bazohet në aktivitetet e përditshme të 10 mijë qytetarëve dhe autorët e tij u befasuan kur zbuluan se sportet në natyrë janë burimi i dytë më i zakonshëm i COVID pas blerjeve në dyqane. Sipas studimit, sportet në natyrë përbëjnë një nivel rreziku prej 1.36%.

Sipas mediave britanike, duke përdorur mjetet e transportit qytetarët rrezikohen më pak të infektohen me COVID se në rastet kur ushtrohen në ambientet e jashtme.

Për shkencëtarët, në sportet në natyrë qytetarët janë në rrezik më të madh për t’u infektuar për shkak të aktiviteteve sociale të lidhura me sportin si dhe aktivitetin fizik.

Vendet ku keni më shumë rrezik të infektoheni me COVID sipas studimit

-Kur bëni blerje në dyqane

-Kur luani një sport jashtë

-Gjatë përdorimit të transportit publik

-Qëndrimi  në restorant apo kafene 
-Të shkosh në një festë

-Kur shkon në palestër ose bën sporte në ambiente të mbyllura

-Kur përdorni një taksi

-Duke përdorur një tren ose tramvaj

Të dhënat për studimit janë mbledhur përpara se varianti Omicron të bëhen shumë dominant në Mbretërinë e Bashkuar.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!