Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-covid deri më 24 janar. Këto masa shteti helen i kishte lënë në fuqi deri më 10 janar, por me shtimin e rasteve pas konfirmimit të variantit Omicron në vend, si duket masat shtrënguese do të vijojnë të jenë në fuqi.
Në një postim në Facebook, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin test negativ PCR ose test antigjenik të kryer brenda 24 orëve.
MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME NË FACEBOOK
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
OSE
➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike ? https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.
ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. /abcnews.al/