Përjashtuan Berishën dhe mbështetësit e tij, PD për vendimet e forta: Shansi i fundit për pjesën tjetër

schedule08:32 - 11 Janar, 2022

schedule 08:32 - 11 Janar, 2022

Partia Demokratike ka reaguar pasi në mbledhjen maratonë të Kryesisë u morën vendime të forta. Kryesia vendosi të përjashtojë përgjithmonë nga PD, Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Në një deklaratë zyrtare selia blu argumenton arsyet e marrjes së vendimeve, që vijnë pas protestës së thirrur më 8 janar nga Sali Berisha për largimin e Bashës dhe që degjeneroi në dhunë. Sipas PD, dhuna e ushtruar rrzikoi seriozisht jetën e deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe përfaqësuesve të PD, që ndodheshin në katin e dytë të godinës.

PD sqaron se protesta ishte thirrur si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. Selia blu thekson mes rreshtash se pasi kanë kaluar 48 orë dhe “nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike u morën vendimet unanimisht”. Në deklaratën e PD jepet edhe shansi i fundit për pjesën tjetër.

Deklarata e plotë:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

  1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
  2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
  3. Sali Berisha
  4. Flamur Noka
  5. Edmond Spaho
  6. Albana Vokshi
  7. Bujar Nishani
  8. Arben Ristani
  9. Rigels Muçollari
  10. Keltis Kruja
  11. Klevis Balliu
  12. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:
  13. Agron Shehaj
  14. Aldo Bumci
  15. Belind Këlliçi
  16. Blendi Himçi
  17. Clirim Gjata
  18. Edi Paloka
  19. Edith Harxhi
  20. Eno Bozdo
  21. Ervin Minarolli
  22. Genc Deromemaj
  23. Genc Pollo
  24. Gent Strazimiri
  25. Ivi Kaso
  26. Ledina Mandija
  27. Lorenc Luka
  28. Luan Baçi
  29. Mimoza Hajdrmamataj
  30. Oerd Bylykbashi
  31. Tritan Shehu g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!