Një qenushe është bashkuar me të zotin pas tetë vitesh. Kejsi ishte vjedhur në kopshtin e të zotëve, në kohën kur ishte këlysh.
Ndërkohë, të zotët, Stjuart dhe Xhejn Ualli, kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta gjetur. Por Kejsi ishte gjallë, madje shëndosh e mirë.
Stjuart ka treguar se si fillimisht u ishte kërkuar që gjatë bisedës telefonike të konfirmonin të dhënat e Kejsit. Megjithatë, ende nuk kishte mbaruar kërkimi i Kejsit.
I ishte dashur ndihma e një hetuesi të specializuar për të analizuar hollësitë dhe gjurmët që mund të çonin te Kejsi. Ajo mbahej në një fermë, ku e kishin dërguar hajdutët tetë vjet më parë./abcnews.al