Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje te “Pallati i Brigadave” në Tiranë. Policia njofton se një makinë ka përplasur një biçiklist 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te “Pallati i Brigadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç. Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit. /abcnews.al